“Do nxjerrim 1 miliard euro nga administrata”, Shehaj zbulon programin e ‘Mundësisë’
Agron Shehaj, kryetar i Partisë ‘Mundësia’, ka shpalosur dy pikat kryesore ku bazohet kjo parti dhe për atë çfarë mund ti ofrojnë shqiptarëve.
Shehaj tha se fokusi kryesor është tek rritja ekonomike dhe krijimi i një shteti të vogël. Më tej ai shton se pjesë e qëllimit mbetet edhe ulja e taksave.
“Ne jemi një forcë e djathtë që besojmë tek indiividi dhe jo tek shteti. Dy shtyllat kryesore të programit tonë si parti politike janë: Çdo gjë nis nga rritja ekonomike, që do të thotë, nëse ekonomia nuk rritet me mbi 10%, Shqipëria do vazhdojë të jetë një vend i varfër.
Për rritjen e ekonomisë, duhet të kesh një platformë të qartë. Ekonominë e rrisin sipërmarrësit dhe nëse duam që të rrisim ekonominë, duhet të ulim taksat, të çlirojmë ekonominë, luftën kundër korrupsionit. Qëllimi ynë është një shtet i vogël, të zvogëlojmë kostot e administratës me 50%.
Do ta shtrydhim administratën dhe do kursejmë nga ajo të paktën 1 miliardë euro. Nëse luftohet shpërdorimi i parave publike dhe luftohet punësimi i militantëve, këtë 1 miliardë euro do ta shpërndajmë. Gjysmën e vlerës ta lëmë në xhepat e qytetarëve më taksën e sheshtë, dhe gjysma tjetër të shkojë në shëndetësi, pensione, arsim dhe ndihmë sociale”, tha Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës