Trump për dënimin e Le Pen: Një gabim për popullin francez

4 Prill 2025 | 07:28

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kritikoi vendimin kundër Marine Le Pen, si gjueti shtrigash dhe bëri thirrje për lirimin e saj.

“Gjuetia e shtrigave kundër Marine Le Pen është një shembull tjetër i të majtëve evropianë që përdorin Lawfare për të heshtur fjalën e lirë dhe për të censuruar kundërshtarin e tyre politik, këtë herë duke shkuar aq larg sa ta fusin atë kundërshtar në burg,” shkroi ai në platformën e tij “Truth Social”. “Është i njëjti “libër lojërash” që është përdorur kundër meje”.

“Unë nuk e njoh Marine Le Pen, por e vlerësoj se sa shumë ka punuar për kaq shumë vite. Ajo pësoi humbje, por vazhdoi të ecë, dhe tani, pak para asaj që do të ishte një Fitore e Madhe, ata e ngarkojnë atë me një akuzë të vogël për të cilën ajo ndoshta nuk dinte asgjë, më tingëllon si një gabim ‘kontabël'”, tha ai. “Kjo është e gjitha kaq e keqe për Francën dhe popullin e madh francez, pavarësisht se në cilën anë janë”, tha ai.

Më 31 mars, një gjykatë në Paris dënoi Le Pen me katër vjet liri të kufizuar në lidhje me çështjen e asistentëve parlamentar. Për dy vjet ajo do të duhet të mbajë një byzylyk elektronik (dy vitet e mbetura janë pezulluar). Ky vendim e skualifikon atë nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale franceze në 2027. Le Pen e kritikoi vendimin si të motivuar politikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026