Posedonte 107 doza kokaine dhe 5 targa automjetesh, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë
Policia e Vlorës, ka arrestuar shtetasin me iniciale B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, i cili posedonte lëndë narkotike dhe targa automjetesh të vjedhura.
Gjatë operacionit të zhvilluar në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e drejtuar nga B. H. Pas një kontrolli të kujdesshëm, në automjet u gjet një sasi e dyshuar e lëndës narkotike kokainë.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në servisin që ai përdorte, janë sekuestruar gjithsej 107 doza kokaine, të cilat dyshohet se i posedonte për qëllime shitjeje. Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përket një automjeti të vjedhur në Fier, si dhe një sasi e vogël municioni luftarak.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni