Trump hapet për negociata: Gati të negociojmë tarifat po të ofrojnë diçka fenomenale
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të jetë i hapur për të negociuar me vende të tjera për ofertat që mund të bëjnë ato, që në këndvështrimin e tij duhet të jenë “fenomenale”.
“Po, nëse dikush thotë se do të na japë diçka fenomenale. Për sa kohë na japin diçka të tillë, atëherë është shumë mirë”, tha Trump për gazetarët nga “Air Force One”.
Komentet e tij erdhë pasi zyrtarë të shumtë të Shtëpisë së Bardhë deklaruan se tarifat reciproke të vendosura nga shefi i tyre ishin të panegociueshme, duke bërë që të rriten pasiguritë dhe duke çuar në rënie të lirë tregjet globale, që ditën e enjte humbën rreth 2 trilionë dollarë.
Shpallja e Ditës së Çlirimit lëkundi bursat ndërkombëtare, me investitorët që druhen se një luftë tregtare globale do të fusë ekonominë botërore në recesion, ose do të shkaktojë më shumë dëme se Depresioni i Madh i viteve 1920.
Trump njoftoi vendosjen e tarifave reciproke për 180 vende, me përmasa që nuk verifikoheshin prej një shekulli. Por pavarësisht kaosit që shkaktoi, presidenti insistoi se impakti ekonomik është vetëm i përkohshëm dhe se shumë shpejt tregjet financiare do të shpërthejnë.
Por vetë bursat amerikane regjistruan rënien më të madhe që prej vitit 2020, kur pandemia e COVID-19 çoi në vendosjen e bllokadave dhe mbylljen e bizneseve.
Mesatarja industriale në Dow Jones u zhyt me mbi 1.600 pikë, ose 3.98 për qind; S&P ra me 4.84 për qind; dhe Nasdaq me 5.97 për qind.
Mes gjigantëve të teknologjisë ishte kompania “Apple” që udhëhoqi humbjet, duke rënë ndjeshëm me 9.25 për qind, për shkak se shpallja e tarifave çoroditi zinxhirët e saj të furnizimit dhe shitjet globale.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta