Vlora, destinacioni i fundjavës, pushues nga vendi dhe të huaj ‘pushtojnë’ qytetin bregdetar

3 Maj 2021 | 12:57

Ende pa nisur zyrtarisht sezoni turistik, qyteti i Vlorës ishte destinacioni i fundjavës për mijëra turistë nga vendi dhe jo vetëm. Për shkak të vizitorëve të shumtë, njësitë hoteliere u gjenden të papërgatitura, por përpos mungesës së shërbimeve, sërish turistët e preferojnë Vlorën.

“Kam ardhur disa herë në Shqipëri, tani kam ardhur për të jetuar dhe zgjodha Vlorën. Po mbyll kontratat dhe besoj ne shtator do të vij përfundimisht,” – u shpreh Gabriella italiania e cila është e  magjepsur nga Vlora.

“Vij nga Ukaraina, kam një javë këtu, më pëlqen shumë,” – tha një qytetar.

“Jam nga Berati, kemi ardhur të kalojmë të fundjavën pasi është shumë bukur në Vlorë,” – u shpreh një qytetar tjetër.

Të shumtë kanë qenë turistët nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur Vlorën.

“Jam nga Vlora por jetoj në Prishtinë prej 20 vitesh. Ka ndryshuar shumë, për mirë kuptohet, vijmë gjithmonë,” – tha një qytetar.

“Vij nga Prishtina, pasi bashkëshortja ime është prej Vlore. Na pëlqen shumë, kur flasim për pushime në Shqipëri, zgjedhim vetëm Vlorën,” – u shpreh dikush tjetër.

Ndërsa vizitorët shprehen se atraksionet turistike e bëjnë Vlorën qytetin më të bukur në Shqipëri, vendasit shpresojnë për një sezon turistik të çliruar nga pandemia ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Operatorët turistik shpresojnë që vaksinimi të ecë me ritme të larta, pasi përgatitjet për çeljen e sezonit turistik sapo kanë nisur.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026