Detaje nga aksidenti me vdekje në Durrës! I mituri mori makinën borxh…

5 Prill 2025 | 17:17

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë në Durrës, ku një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një peson.

Burime bëjnë me dije se 16-vjeçari e kishte marrë makinën borxh, ndërkohë që personi që ka ndërruar jetë ka qenë duke peshkuar në anë të rrugës. Adoleshenti e ka aksidentuar për shkak të shpejtësisë së lartë, ndërsa automjeti ka përfunduar në lumë.

Trupi është dërguar në morgun e Durrësit, ndërsa 16-vjeçari, pasi është çuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit për mjekim, është shoqëruar më pas në Komisariatin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026