Netanyahu bëhet i pari lider që shkon të negociojë tarifat me Trump

7 Prill 2025 | 15:54

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në një vizitë zyrtare në Uashington për një takim me Presidentin amerikan Donald Trump, vizita e dytë që nga marrja e detyrës nga Trump në janar. Takimi pritet të fokusohet në disa çështje kyçe, përfshirë situatën në Gaza, programin bërthamor të Iranit, tarifat tregtare, marrëdhëniet me Turqinë, kthimin e pengjeve izraelite dhe qëndrimin ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

NPR dhe Axios raportojnë se takimi u vendos në mënyrë të papritur, duke befasuar jo vetëm zyrtarët izraelitë por edhe disa përfaqësues të administratës amerikane.

Ky takim e bën Netanyahun liderin e parë të huaj që kërkon rinegocimin e marrëveshjeve tregtare pas vendimit të administratës Trump për të vendosur tarifa globale që kanë tronditur tregjet financiare. Vetëm gjatë javës së kaluar, këto zhvillime kanë shkaktuar humbje me vlerë 5 trilionë dollarë në indeksin S&P, përmes një rënieje rekord të aksioneve.

Pavarësisht përpjekjeve të Izraelit për të parandaluar ndikimin e tarifave, përfshirë heqjen paraprake të detyrimeve për pjesën e mbetur të mallrave amerikane, administrata Trump vijoi me masën e re, duke sjell në vëmendje deficitin tregtar me Izraelin. Aktualisht, SHBA është partneri më i madh tregtar i Izraelit dhe aleati më i ngushtë strategjik, me 98% të mallrave amerikane që importohen pa taksa në bazë të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë të nënshkruar rreth katër dekada më parë.

Një zyrtar nga Ministria izraelite e Financave ka shprehur shqetësimin se tarifat e reja mund të ndikojnë veçanërisht në sektorët e eksportit të makinerive dhe pajisjeve mjekësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026