Goditi punonjësit e Urgjencës që i shkuan për ndihmë, arrestohet 39-vjeçari

8 Prill 2025 | 11:13

Një 39-vjeçar është arrestuar në Manzë, të Durrësit, pasi goditi me sende të forta shërbimet e Urgjencës dhe autoambulancën që kishin shkuar për t’i ofruar asistencë mjekësore. Ngjarja ndodhi në fshatin Përlat, ku shërbimet e Urgjencës së Spitalit të Durrësit ishin njoftuar për një rast emergjence.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili, gjatë shoqërimit në polici, ka kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Policia ka sekuestruar provat dhe ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Shtetasi L. D. akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026