Posedonte armë zjarri në banesën e tij, arrestohet 47 vjeçari në Delvinë

7 Prill 2025 | 13:41

Komisariati i Policisë Delvinë ka arrestuar shtetasin me iniciale L. T., 47 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet për posedim të armëve pa leje.

Falet hetimeve të kryera, u dëshmua se 47-vjeçari mbante armë në banesën e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë , shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri automatike tip kallashnikov, një armë gjahu çifte, një krehër kallashnikovi, dy krehra pistolete dhe një sasi fishekësh.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026