Rebelët Huthi: SHBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen, 8 të vdekur

9 Prill 2025 | 12:10

Rebelët jemenas, Huthi, thanë se një numër personash janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Hodeida një ditë më parë.

Rebelët Huthi që janë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – fajësuan Uashingtonin për këtë sulm.

“Numri i viktimave nga agresioni amerikan në Hodeida është rritur në tetë dhe janë 16 të plagosur, teksa operacionet për largimin e rrënojave po vazhdojnë”, raportoi televizioni i rebelëve jemenas, Al-Masirah, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e rebelëve jemenas tha se katër fëmijë dhe dy gra ishin vrarë.

Sipas mediave të rebelëve Huthi, sulmi ajror shënjestroi një zonë të banuar në Hodeida, qytetin-port në Detin e Kuq.

Zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen kanë përballur me sulme pothuajse të përditshme që kur Uashingtoni nisi një fushatë ajrore kundër rebelëve – që mbështeten nga Irani, më 15 mars për t’i detyruar ata që të ndalojnë së kërcënuari anijet tregtare që kalojnë në Detin e Kuq.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026