Rama: Rritja e pagave ne sektorin publik ndikoi edhe te privati
Kryeministri Edi Rama ishte në një takim me biznese dhe punonjës, ku diskutoi mbi strategjinë e politikave të punësimit.
Rama premtoi rritjen e pagave dhe tha se në janar të 2026 nuk do të ketë më pagë minimale poshtë 500 euro, ndërsa theksoi se synimi është që paga mesatare të shkojë në 1 mijë euro brenda mandatit të katërt të tij.
“Ne do ta rrisim pagën minimale në 500 euro në janar të 2026 dhe këtë do ta shpallim në muajin qershor të këtij viti. Por dua të theksoj se paga minimale në Shqipëri është më e lartë se 500 euro, përjashto një kategori minimale. Pagën mesatare dua ta çojmë nga 830 euro në 1 mijë euro brenda mandatit të katërt në sektorin privat, ndërkohë që sot kemi nevojë të shohim edhe më shumë me optimizëm rritje pagash në sektorin publik. Janë rritur dhe do të rriten më shumë, dhe kjo na ka dhënë një gjë të mirë: duke rritur pagat në sektorin publik, i ka rritur edhe sektorin privat. Jemi në një epokë ku pagat dinjitoze nuk diskutohen më; ku më shumë sesa të paguash punonjësit, kompanitë kanë hallin se ku t’i gjejnë këta punonjës”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë