The Guardian: BE-ja do ndërtojë disa megafabrika të inteligjencës artificiale

10 Prill 2025 | 08:05

Bashkimi Evropian ka njoftuar se tre deri në pesë megafabrika të reja të pajisura me superkompjuterë të mëdhenj do të hapen në Evropë si pjesë e një plani prej 20 miliardë eurosh për të zhvilluar një gjeneratë të re të modeleve të inteligjencës artificiale (AI), duke hapur derën për ndryshime në ligjin e tij që rregullon teknologjinë, raportoi sot Guardian.

Duke shpallur strategjinë për kthimin e Evropës në një “kontinent të inteligjencës artificiale”, nënkryetarja e Komisionit Evropian, Hena Virkunen, tha se qëllimi i planit është ta bëjë Evropën më konkurruese, më të sigurt dhe teknologjikisht sovrane.

BE-ja ka filluar tashmë zbatimin e një plani për të ndërtuar 13 fabrika të inteligjencës artificiale – lokacione me superkompjuterë dhe qendra të dhënash ku studiuesit zhvillojnë dhe testojnë modele të inteligjencës artificiale.

Megafabrikat e reja të inteligjencës artificiale, që do të ndërtohen si pjesë e planit 20 miliardë euro, do të ishin shumë më të mëdha, duke synuar ato që Komisioni Evropian i ka etiketuar si risi të rëndësishme në shëndetësi, bioteknologji, industri, robotikë dhe përparime shkencore.

Ndërsa fabrikat me performancë të lartë të AI kanë superkompjuterë të pajisur me deri në 25,000 procesorë të avancuar të AI, një megafabrikë do të kalonte 100,000 procesorë të AI, sipas dokumentit të strategjisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Ish-kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero ka deklaruar në Gjykatën e Lartë të mërkurën se ai kurrë nuk ndërhyri për të siguruar një paketë...
22:04 | 17/06/2026

Grabitje si nëpër filma në Britani, autorët shkulin me vinç bankomatin dhe arratisen (VIDEO)

Një grabitje si nëpër filma u regjistrua në orët e para të së martës në Ramsey, Cambridgeshire në Britani të Madhe. Autorët përdorën një vinç për...
18:44 | 17/06/2026

Sauditët kërkojnë miratimin e BE-së për marrëveshjen prej 55 miliardë dollarësh të EA-së

Një grup investitorësh, përfshirë Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite, ka kërkuar miratimin e BE-së për blerjen prej 55 miliardë dollarësh të zhvilluesit të...
18:28 | 17/06/2026