Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave

17 Qershor 2026 | 23:58

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shfuqizojë vendimin e vitit 2007, me të cilin 11 rrugë dhe një shesh në Tetovë morën emra të figurave dhe ngjarjeve shqiptare, duke rikthyer emërtimet e mëparshme nga periudha e ish-Jugosllavisë.

Vendimi është miratuar me pesë vota pro, ndërsa kundër kanë votuar dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari nga komuniteti turk.

Procedura para Gjykatës Kushtetuese ishte iniciuar nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941–1945. Kjo Lidhje argumentoi se ndryshimi i emrave ishte bërë pa pëlqimin e Qeverisë dhe në kundërshtim me ligjin që rregullon emërtimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore.

Me vendimin e sotëm shfuqizohen emërtimet “Iliria”, “Dervish Cara”, “Mehmet Pashë Deralla”, “Kongresi i Manastirit”, “Dëshmorët e Kombit”, “Abdyl Frashëri”, “Sami Frashëri” dhe emra të tjerë të vendosur nga Këshilli i Komunës së Tetovës në vitin 2007.

Në vend të tyre rikthehen emra nga periudha jugosllave, si “Marshall Tito”, “JNA”, “Lenin”, “Ivo Lola Ribar”, “Radovan Coniq” dhe të tjerë.

Sipas informacioneve të publikuara, emrat e miratuar para 19 vitesh ishin vendosur kryesisht në tabelat e rrugëve, por nuk ishin reflektuar në dokumentacionin zyrtar.

Pas vendimit, iniciatori i lëndës, Darijan Sotirovski, e përshëndeti atë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar si fundin e “emrave të imponuar dhe të paligjshëm” në Tetovë.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita shqiptare. Nga BDI thanë se anulimi i vendimit të vitit 2007 përbën “kthim prapa” dhe rrezik për barazinë ndëretnike në qytet.

“Kjo është goditje ndaj çdo vlere shqiptare dhe ndaj realitetit të ndërtuar pas vitit 2001. Po tentohet rikthimi i një realiteti të vjetër diskriminues”, thuhet në ragimin e BDI.

Reagim ka pasur edhe nga zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili akuzoi BDI-në dhe Gjykatën Kushtetuese për bashkëveprim politik në këtë çështje, ndërsa paralajmëroi zgjidhje për të ruajtur emërtimet në gjuhën shqipe.


Këtë vendim skandaloz e bazojnë te procedura që BDI-ja nuk e respektoi dhe, si rrjedhojë, ata emra asnjëherë nuk u bënë të plotfuqishëm. Ne i kemi paraprirë kësaj situate, prandaj është formuar Komisioni për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë, i cili po punon intensivisht dhe së shpejti do të propozojë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, që reflekton realitetin shoqëror të Tetovës.”, tha Albi Qamili, zëvendëskryetar i Tetovës.

Sipas Qamilit, zgjidhja e re do të synojë që emërtimet e rrugëve me emra shqiptarë të realizohen në përputhje me procedurat ligjore, në mënyrë që të mos jenë të cenueshme nga kontestime të mëtejshme juridike.

Vendimi, i cili vjen pas protestave për provimet e gjuhës shqipe, ka shkaktuar pakënaqësi mes shqiptarëve dhe Maqedonisë se Veriut dhe reagime të shumta nga përfaqësuesit politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2

Anglia e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2 në ndeshjen e parë të Grupit L....
00:18 | 18/06/2026

U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka folur edhe për largimin e ish-deputetes së...
22:14 | 17/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Protesta qytetare kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në ditën e saj të 18-të. Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në...
21:27 | 17/06/2026