“Plumbi i Artë”- Alibej në gjykatë: Më kanë prekur familjen në aspektin moral
Erjon Alibej, njëri nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, reagoi këtë të enjte në seancën gjyqësore të “Plumbit të Artë”, ku pretendoi se mediat kanë insinuuar duke prekur atë dhe familjen e tij në aspektin moral.
Duke iu drejtuar gjykatës, Alibej u shpreh se në rast se do të përsëritet e njëjta gjë, atij do t’i duhet t’i drejtohet me kërkesë trupës gjyqësore që në seancën e ardhshme të jetë i pranishëm ose ai, ose gazetarët e kronikës.
“I sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja para se të flasin për të tjerët. Jemi pak të shqetësuar për këtë situatë,” u shpreh bashkëpunëtori i drejtësisë para togave të zeza.
Deklaratat e Alibeaj vijnë pasi në seancën e shkuar të megaprocesit “Plumbi i Artë”, një prej të pandehurve, Xhuljan Hoxha, deklaroi se Alibeaj i ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës, i njohur ndryshe si Oti. Sipas Hoxhës, Alibeaj ka porositur vrasjen e Kilës, duke përmendur si motiv lidhjet intime të Kilës me bashkëshorten e Alibeajt.
Sakaq, seanca gjyqësore nuk u zhvillua këtë të enjte, duke u shtyrë për të martën në orën 10:00, për shkak të mungesës së dy mbrojtësve ligjorë.
Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në seancën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset