“Donte ta vriste Ot Kilën se i shkonte me gruan”- Dëshmitë nga procesi Plumbi i Artë

8 Prill 2025 | 11:34

Ka vijuar dhënia e dëshmive në kuadër të megaprocesit “Plumbi i Artë”, në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku disa të pandehur kanë dhënë deklarata të rëndësishme lidhur me ngjarjet që po hetohen.

Një prej të pandehurve, Xhuljan Hoxha, ka deklaruar se në një nga takimet që ka zhvilluar me Erjon Alibeajn, ky i fundit i ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës, njohur ndryshe si Oti. Sipas Hoxhës, Alibeaj ka porositur vrasjen e Kilës, duke përmendur si motiv lidhjet intime të Kilës me bashkëshorten e Alibeajt.

Nga ana tjetër, Erjon Alibeaj, bashkëpunëtori i drejtësisë, e ka cilësuar këtë deklaratë si të pavërtetë dhe ka kërkuar që mediat të tregojnë kujdes me informacionet që përcillen.

Ndërkohë, një tjetër i pandehur, Petrit Qoli, ka bërë deklarata shqetësuese gjatë seancës, duke shprehur frikën se mund të vdesë nga gjendja e tij shëndetësore dhe nga presioni i burgut. Ai ka kërkuar ndihmë për gjendjen e tij, duke shprehur dëshpërim për mos takimin me familjen dhe për vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës së burgut.

I pandehuri Xhuljan Hoxha: Dua të deklaroj se në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeajn, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës, Otit. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarjeje ishte Erjon Alibeaj, jo Suel Çela. Motivi ishte sepse Ot Kila kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibeajt.

Vetë bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibeaj, dhe avokati i tij e cilësuan këtë deklarim si trillim dhe u kërkuan gazetarëve të pranishëm në sallë të tregohen të kujdesshëm me informacionet që përcjellin.

Erjon Alibeaj: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij, unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, ka për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do t’i them të gjitha. Janë thënie shumë të pavërteta dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.

Xhuljan Hoxha: Pse të dogji ty o Erjon? Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë për të thënë për ty.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër, Petrit Qoli, deklaroi: Kam frikë se do vdes, kam një gjendje në trup. Kam 3 vjet në burg, pa parë mbesat e mia. Unë jam marrëzisht i dashuruar me gruan time, nuk e kam takuar. Do vras veten. Jam shumë keq, kam pirë dy qetësuese dhe nuk më kanë bërë punë. Po shkelni ligjin me këmbë të gjithëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026