Gjyqi për Gërdecin në GJKKO, Mediu kundërshton ekspertizën tekniko-ushtarake

11 Prill 2025 | 12:37

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur paraditen e së premtes në GJKKO, ku po mbahet seanca e radhës për dosjen Gërdeci.

Gaztari i Euronews Albania, Eni Ferhati, i cili po ndjek seancën, bën me dije se Mediu ka kundërshtuar vetë para gjyqtares Irena Gjoka dhe prokurorit të SPAK Arben Kraja ekspertizën tekniko-ushtarake, për këtë ish-ministri dhe avokatët e tij Ardian Visha e Henrik Ligori, kanë drejtuar dhjetëra pyetje ekspertëve që e kane hartuar pas tragjedisë 17 vite me parë.

“Mihal Deliorgji ka punuar në Gërdec për tanket, në kohën e Majkos. Shefi i shtabit i Forcave të Armatosura Luan Hoxha kishte 300 telefonata me Deliorgjin, ministri zero të tilla. Sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshem, del qartë, që shpenzimet për transportin e municioneve nuk kanë qenë pjesë e kompetencave të Ministrit të Mbrojtjes. Sipas ligjit për buxhetin, fondet e donatorave për demontim, konsiderohen si pjesë e buxhetit të Ministrisë se Mbrojtjes, qoftë grante, qoftë kredi. Në çdo rast tjetër transporti është bërë nga Forcat e Armatosura”, mësohet të jetë shprehur Mediu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:10 | 28/07/2026

Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Tre avokatë, mes të cilëve dy britanikë, Ben Brandon dhe Celia Marr, kanë takuar këtë të martë Erion Veliajn në ambientet e IEVP-së në Durrës....
14:29 | 28/07/2026

I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK

Është vetëdorëzuar këtë të martë në Policinë e Tiranës Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi. Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK për...
14:17 | 28/07/2026