“Kemi plagë të njëjta”, Vjosa Osmani takim me presidentin e Sirisë Ahmed al-Sharaa

11 Prill 2025 | 14:39

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar këtët të premte një takim me presidentin e Sirisë, Ahmed al Sharaa i cili është në krye të vendit që prej rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad.

Me anë të një postimi në Facebook, presidentja Osmani është shprehur se Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta si dhimbja e luftës, shpërngulja dhe sfidat e rindërtimit ndaj ky takim hap kapituj të rinj bashkëpunimi mes dy vendeve. Ajo shprehet gjithashtu se Kosova është e gatshme të  ndajë me Sirinë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.

Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.

Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026