Stuhitë godasin Pekinin e Kinën Veriore, mbyllen aeroportet dhe shërbimet e trenave

12 Prill 2025 | 12:53

Qindra fluturime janë anuluar dhe linjat e trenave janë pezulluar në Pekin dhe pjesë të tjera të Kinës veriore, pas një stuhie të fuqishme që goditi rajonin këtë të shtunë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, deri në orën 11:30 të ditës së shtunë (03:30 GMT), 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të kryeqytetit kinez.

Era e fortë, që arriti deri në 93 mph (150 km/h), është më e fuqishmja që ka goditur Pekinin për më shumë se gjysmë shekulli. Shpërthimet e erës pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës, duke shkaktuar mbylljen e atraksioneve turistike dhe vendeve historike në qytet. Autoritetet kërkuan nga miliona banorë të qëndronin brenda, duke paralajmëruar se personat që peshojnë më pak se 50 kg mund të jenë të rrezikuar nga erërat e forta.

Shërbimet e trenave, përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, janë pezulluar, ndërsa parqet janë mbyllur për të parandaluar dëmet. Disa pemë të vjetra janë përforcuar ose shkurtuar, por ende thuhet se rreth 300 pemë janë rrëzuar në qytet. Edhe pse ka pasur dëme në automjete, deri më tani nuk janë raportuar viktima.

Në Pekin, shumica e banorëve ndoqën këshillën e autoriteteve për të qëndruar brenda, pasi qyteti lëshoi një paralajmërim për 22 milionë banorët e tij të shmangnin udhëtimet jo të domosdoshme. “Të gjithë ishin vërtet nervozë për këtë. Sot nuk ka shumë njerëz në rrugë. Megjithatë, nuk ishte aq e rëndë sa e kisha imagjinuar,” tha një banor për Reuters.

Erërat e forta, që vijnë nga një sistem vorbullash të ftohtë mbi Mongoli, pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës. Pekini ka lëshuar alarm portokalli për erëra të forta, duke shënuar nivelin më të lartë të paralajmërimit të tillë në një dekadë. Përshkallëzimi i shpejtësisë së erës mund të shkaktojë dëme serioze dhe, sipas autoriteteve meteorologjike, mund të ketë shkatërrime ekstreme në nivelin 12.

Kushteve të keqësuara pritet t’u vijë fundi deri të dielën, kur erërat do të fillojnë të lehtësohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026