Lavrov: Rusia dhe SHBA po diskutojnë projekte të përbashkëta
Uashingtoni dhe Moska po diskutojnë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projekte të përbashkëta dhe pala ruse nuk e ka refuzuar, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin Diplomatik në Antalia.
“Ne duam të shohim se çfarë lloj projekti të përbashkët mund të shqyrtojmë dhe diskutojmë së bashku. Ishte një propozim amerikan. Ne kurrë nuk i kemi refuzuar propozimet për bashkëpunim në ekonomi, në zgjidhjen e konflikteve – kurrë”, tha Lavrov, sipas portalit rus RBK.
Ai tha se Rusia dhe SHBA po diskutojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe, duke filluar me normalizimin e ambasadave.
“Administrata e mëparshme demokratike e SHBA-së, kur Barack Obama ishte president (2009-2017), filloi të dëbonte diplomatët rusë nga vendi dhe sekuestroi pesë prona diplomatike ruse”, tha Lavrov.
Ai gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës nuk janë diskutuar gjatë kontakteve dypalëshe.
Raundi i fundit i negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së u mbajt më 10 prill në Stamboll, ku të dyja palët diskutuan ndër të tjera për rinovimin e bashkëpunimit në një sërë fushash dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike.
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij