“Zero tolerancë korrupsionit”, Berisha: Politika do ndahet njëherë e mirë nga krimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur programin e tij elektoral në Pallatin e Kongreseve, duke lëshuar kritika të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe abuzimeve që ndodhin brenda administratës.
Ai theksoi se me PD në qeveri do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit që siç tha është shkaktari i të gjitha të këqijave në vend dhe largimit masiv të të rinjve.
“Shqipëria madhështore ka nevojë për të pastruar shtëpinë e saj. Korrupsioni do të shpallet vepër penale e rëndë dhe ata që janë të përfshirë në të, duke përfshirë ministra dhe kriminelë, do të përgjigjen para ligjit. Bajrat, Çelët dhe raca e kriminelëve me ministra të tyre nuk do të kenë vend më në këtë vend. Ata do të përballen me ligjin. Do nxirren nga parlamenti Çyrbjat e tyre, politika do ndahet një herë e përgjithmonë nga krimi”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta