Qeveria britanike financon 23 mld euro bizneset e prekura nga tarifat e SHBA-së
Qeveria britanike njoftoi ditën e djeshme se do të zgjerojë mbështetjen financiare për bizneset eksportuese me 20 miliardë paund (23 miliardë euro), duke përfshirë bizneset e goditura nga tarifat amerikane, në një përpjekje për t’i ndihmuar përpara nisjes së epokë së re në tregtinë globale.
Tarifat e shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë rritur pasigurinë për bizneset britanike rreth ekspozimit të tyre ndaj ‘regjimit’ të ri tregtar.
SHBA ka vendosur tarifa 25% për importet e çelikut, aluminit dhe makinave, si dhe një tarifë bazë prej 10% për importet e tjera nga shumica e vendeve të botës, përfshirë Britaninë e Madhe.
Qeveria e Starmer njoftoi se masat e fundit rrisin kapacitetin e huadhënies së Fondit Britanik të Sigurimit të Kredive të Eksportit (UKEF) në 80 miliardë paund (92 miliardë euro),
Ndërkohë synon të mbështesë bizneset më të prekura nga tarifat në afat të shkurtër me një financim deri më 11.5 miliardë euro
“Bota po ndryshon, kështu që është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim bizneset tona lider në botë dhe t’i mbështesim ato për të përballuar sfidat e së ardhmes,” tha Kancelarja e Thesarit Rachel Reeves.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn