McLaren hedh kandidaturën për titullin, Piastri fiton në Bahrein
Meklaren duket një kandidaturë e fortë për titullin kampion bote në Formula 1, ndërsa arriti të triumfojë në një tjetër garë, atë në Bahrein. Vendi i parë u fitua nga australiani Oskar Piastri.
Nga gara në garë, McLaren po konfirmon se e ka marrë seriozisht këtë sezon të ri të Formula 1 e kërkon me patjetër titullin kampion. Bahrein ishte një tjetër provë e kaluar me sukses, aty ku Oscar Piastri bëri ligjin, duke u shpallur fitues. Australiani po kalon një formë të jashtëzakonshme, duke regjistruar triumfin e dytë këtë sezon, ku janë zhvilluar vetëm 4 gara. Në vendin e dytë u rendit Russel e pas tij Norris, sërish një pilot nga McLaren.
24-vjecari Piastri dominoi nga fillimi deri në fund garën, duke mos i lejuar hapësirë asnjë kundërshtari, sidomos kampionit në fuqi, Max Verstappen i cili u rendit në vendi ne gjashtë, duke mos siguruar dot as podiumin. Jo vetëm holandezi, por dhe të tjerë pilotë e patën të pamundur ti ushtrojnë presion gjakftohtit Piastri, i cili dhuroi spektakël dhe e sheh veten në krye.
Ferrari u përmend në Bahrein edhe pse pritej më shumë prej dyshes Hamilton–Leclerc të cilët u renditën në vendet 4-5 duke lënë pas Maksin. Sa i përket renditjes në 4 garat e para për vitin 2025, i pari qëndron Norris me 77 pikë e pas tij Piastri 74 e Verstappen 69, te skuderitë udhëheq McLaren me 151 e pas tyre Mercedes me 93 e Red Bull me 71.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan