Grupi ekstremist “tremb” Greqinë, njësia e re militante merr përsipër dy atentate

14 Prill 2025 | 16:58

Një grupi i ri militant, i sapokrijuar dhe i quajtur Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare ka marrë përsipër përgjegjësinë për dy incidente me bombë në Athinë, përfshirë atë të së premtes së kaluar jashtë zyrave të stacionit hekurudhor.

Shpërthimi i së premtes shkaktoi dëme të vogla materiale, por jo në njerëz. Ai erdhi pas dy telefonatave paralajmëruese të bëra në adresë të dy institucioneve mediatike, rreth 40 minuta para aktivizimit.

Grupi ekstremist tha gjithashtu se ishte edhe prapa një tjetër sulmi që ndodhi pranë godinës së Ministrisë së Punës, në kryeqytetin grek në fillim të shkurtit.

Grupi deklaroi se sulmet ishin pjesë e një opozite të armatosur kundër shtetit, që përkrah popullin palestinez dhe atë që e quan “rezistencën e tij heroike”.

Organizata me prirje të majta i lidhi veprimet e saj me zemërimin që ka përfshirë popullin helen për katastrofën hekurudhore të vitit 2023, ku humbën jetën 57 persona dhe për faktin se dy vjet më vonë nuk është dënuar askush.

“Me gjakun që nuk është tharë ende, ata ia atribuuan aksidentin një gabimi njerëzor dhe mangësive të vazhdueshme të shtetit grek”, shkroi grupi në një komunikatë, ku akuzoi qeverinë se po e përdor tragjedinë për të justifikuar privatizimet dhe problemet.

Nga ana e tyre, autoritetet greke po i hetojnë shpërthimet, duke mbledhur materiale nga kamerat e sigurisë dhe të dhënat telefonike.

Ato vunë në dukje rikthimin e grupeve ekstremiste të brendshme, një fenomen i njohur që prej viteve ’70, që kanë vepruar historikisht me bomba që kanë shkaktuar dëme materiale, por rrallë herë viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026