Formula 1, Alpine-Mercedes nga viti 2026
Skuadra franceze Alpine arriti marrëveshjen për marrjen e motorrëve Mercedes për periudhën 2026-2030. Brenda saj përfshihet edhe suporti me kutinë e marsheve për të paktën një vit, pasi Alpine planifikon të ndërtojë një kuti marshesh në Enstone prej vitit 2027.
Një muaj më parë Alpine konfirmoi mbylljen e programit të prodhimit të motorrëve si pjesë e projektit transformues ‘Hypertech’. Në këto kushte skuadra ka qënë në bisedime me disa prodhues por Mercedes ishte ai që bindi më shumë.

Ndërkohë Alpine do të prodhojë motorrin e saj edhe për vitin 2025 që do të jetë i fundit me rregullat aktuale. Ndërsa në vitin 2026 fokusi do të jetë në zhvillimin e baterisë dhe karburantin 100% të pastër.
Zyrtarizimi për kontratën e re vjen pas një fundjave të jashtëzakonshme për Alpine në Brazil që e pa skuadrën franceze të bëjë një kapërcim masiv në klasifikim. Aktualisht Alpine është në vendin e 6 në klasifikimin e konstruktorëve dhe po kalon një periudhë tranzicioni gjatë së cilës Oli Oakes mori detyrën e Team Principal dhe Flavio Briatore u kthye në seli si Këshilltar Ekzekutiv.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos