Me pranga poshtë xhaketës, Ilir Beqja rikthehet në Kuvend për të dëshmuar

13 Nëntor 2024 | 10:54

Ish-ministri Beqaj është paraqitur sërish në Kryesinë e Kuvendit këtë të mërkurë për të dhënë dëshminë e lënë përgjysmë ditën e djeshme në Komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check up.

Ditën e djeshme për 9 orë me radhë PD dhe PS debatuan e ngritën tonet pasi ish-ministri kërkonte që dëshminë e tij ta konkretizonte me materiale në powrpoint, gjë që nuk u lejua nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi.

Më kërkesë të Plarent Ndrecës dëshmia u shty për këtë të mërkurë të 13 nëntorit.

Ish-ministri i Shëndetësisë u rikthye në Kuvend me pranga në duar rreth orës 10:30, i rrethuar nga policë, por i kujdesshëm që prangat të cilat i rrethonin duart, t’i mbulonte me xhaketë për t’i shpëtuar syrit të medias.

Kujtojmë se anëtarët e PD në komisionin hetimor të shëndetësisë kanë thirrur për të dëshmuar në komision edhe kryeministrin Edi Rama si edhe zonjën Vilma Nushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026