Ilir Beqja kërkon pasqyrim me powerpoint, debate të ashpra në komisionin hetimor

12 Nëntor 2024 | 12:35

Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur këtë të martën në kryesinë e Kuvendit ku do të japë dëshminë e tij në lidhje me “Sterilizimin”.

Ai kërkoi në nisje të dëshmisë së tij që deklaratën ta bëjë me anë të poër point me ilustrim. Por kjo nuk është pranuar nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi.

Nga deputetët iniciues shpesh është thënë për të të informuar publikun. Edhe unë dua të në një prezantim me zë figurë numra atë çka kemi përgatitur”,-tha Beqaj në komision.

Por kryetarja e komisionit Albana Vokshi e ka refuzuar kërkesën e tij.

Ju lexova të drejtat që jep ligji. Kodi i procedurës penale sikurse me çdo dëshmitar tjetër ka patur, brenda të drejtave që ligji përcakton, pa humbur kohë do doja të kalojmë te deklaratë e kontekstualizuar paraprake dhe sa më konçize. Është një dëshmi që e kemi kërkuar dhe pyetjet janë të shumta”,-tha ajo.

Kundërshtimi për lejimin e Ilir Beqaj të bëj prezantimin e deklaratës së tij përmes powr point nxiti debate mes Vokshit dhe Plarent Ndrecaj.

Albana Vokshi: Do ju lutesha pa humbur kohë, do të doja që të kalojmë tek deklarata paraprake dhe sa më konçize. Nuk është legjitime me “Power Point”, t’i bëjë në gjykatë dhe jo këtu. Vetëm dëshmi, është komision hetimor. “Power Point” këtu nuk lejohet.

Plarent Ndreca: Ti nuk flet dot në emër të komisionit. Kërkesa e bëra nga Beqaj nëpërmjet avokatit të tij. Qëllimi juaj të merresh me individët.

Albana Vokshi: Beqaj ta lexojë deklaratën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026