“S’hamë dot bukë” Pensionistët protestë te Kryeministria: Do nisim tubimet në rrethe

12 Nëntor 2024 | 12:15

Pensionistët kanë zhvilluar këtë të martë protestën e radhës para Kryeministrisë. Në një prononcim për kamerën e Euronews Albania, një pensionist u shpreh shumë i zhgënjyer me pensionet në Shqipëri, të cilat nuk i mjaftojnë për të kaluar as 10 ditët e para të muajit.

Ai, dikur minator, kërkoi nga qeveria që të miratonte statutin e minatorit dhe të rrisnin pensionet. Pensionisti shtoi se nëse këto kërkesa nuk do të miratohen deri në fund të vitit, pensionistët do të intensifikojnë protestat në rrethe dhe do të hyjnë në grevë urie.

“Për të punuar 20 vjet nëntokë dhe për të vuajtur për bukën e gojës, kjo është ‘larg o Zot’. Unë kam punuar minator, i jepja shtetit 40 vagonë në turn. Punoja edhe me tre turne dhe merrja vetëm 170 mijë lekë, ky është një turp. Ne do të mbledhim firma nëpër rrethe dhe do ta çojmë në Strasburg. Kam ardhur nga Pogradeci për këtë kërkesë. I kërkoj shtetit sa më parë të miratojë statutin e minatorit. Pensionistët janë në hall. Është shumë e vështirë jetesa. Nuk del as për 10 ditë ai pension, sepse kemi edhe ujë dhe drita. Të marrë masa shteti, pasi pensionistët po vuajnë për bukën e gojës. Do të bëjmë protesta nëpër rrethe dhe do të hyjmë në grevë urie. I kemi dhënë afat deri në fund të vitit, por nëse nuk miratohet statusi, do të veprojmë”, tha pensionisti.

Kjo është protesta e katërt radhazi e pensionistëve, të cilët mblidhen para zyrës së Kryeministrit Rama për të kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026