Shkarkimi i presidentit, Alket Hyseni: Provat tregojnë se ka shkelur rëndë Kushtetutën
Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni u shpreh në Euronews Albania se nisma për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, u mor menjëherë pasi është shumë e nevojshme, duke marrë parasysh deklaratat apo qëndrimet e kreut të shtetit.
“Nevoja është në këtë moment, sepse veprimet, aktet, shfaqjet publike, deklaratat e presidentit, çdo ditë e më shumë dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë, imazhin me partnerët tanë strategjikë, dëmtojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale, në një moment kur Shqipëria ka në tepër nevojë se kurrë për një bashkëpunim mes institucioneve”, u shpreh deputeti.
Ai theksoi se për këtë çështje nuk duhet humbur më kohë dhe deklaroi se gjithçka erdhi pasi presidenti u kthye në një nxitës të konfliktit.
“Presidenti i Republikës është kthyer në një nxitës të konfliktit, nxitës të dhunës, duke i hedhur benzinë zjarrit politik dhe duke mbajtur kah”, tha z.Hyseni.
Sa i përket vendimit që pritet të japë Gjykata Kushtetuese për këtë nismë të socialistëve, ai tha se provat e grumbulluara dhe rrethanat tregojnë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën.
“Në gjykimin tim personal janë të gjitha provat e grumbulluara dhe rrethanat për të treguar që jemi para shkeljeve të rënda kushtetuese dhe nëse do të ketë elementë të veprës penale, mund të jetë një proces tjetër që nuk mbivendoset me nismën për shkarkimin e presidentit”, përfundoi deputeti.
Në seancën e sotme plenare është për shqyrtim nisma e socialistëve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Pasi kjo kërkesë të shqyrtohet, kalon për diskutim edhe në Komisionin e Ligjeve, ku pritet të ngrihet edhe një Komision Hetimor për hetuar rreth akuzave të ngritur nga deputetët.
Më pas çështja pritet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, i cili është organi i fundit që pritet të japë vendimin përfundimtar për çështjen e presidentit.
Lexoni gjithashtu:
Shkarkimi i presidentit, Balla: Kemi fakte, Meta: Mos u merrni me shashka
“Shkarkimi i Metës” në Kuvend, sot seanca e parë pas zgjedhjeve, diskutohet nisma e PS-së
PS mbledh 50 firma të deputetëve për të shkarkuar presidentin Meta
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta