“Inflacioni, çështje e zgjidhur”- Trump: Tregjet janë rikuperuar pas tarifave

15 Prill 2025 | 14:39

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se e ka zgjidhur çështjen e inflacionit, pavarësisht trazirave të shumta që kanë përfshirë tregjet si pasojë e tarifave reciproke të vendosura prej tij.

Duke folur nga Dhoma Ovale gjatë takimit me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele, Trump iu referua raportit të muajit të kaluar mbi çmimet e konsumit, që tregon një kuotë prej 2.4 për qind për muajin mars.

“Ne duhet t’i zgjidhim problemet dhe e kemi zgjidhur inflacionin. Nëse shihni shifrat, ato janë të besueshme. Edhe tregjet financiare janë në ngritje”, tha Trump.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që vendet e tjera të përfitojnë ndaj Shteteve të Bashkuara sikurse kanë bërë në 40 vitet e fundit.

Trump foli edhe për njoftimin e gjigantit të teknologjisë “Nvidia” dhe njoftimin se do të prodhojë super kompjuterë me inteligjencë artificiale për herë të parë në Amerikë, si shenjë e suksesit të tarifave të tij.

“Ky është një nga njoftimet më kryesore që do të dëgjoni, pasi “Nvidia” kontrollon thuajse të gjithë sektorin, një ndër sektorët më të rëndësishëm në botë, i përbërë nga qarqe elektronike, gjysmë përçues dhe gjithçka tjetër. Ata janë më të mirët”, tha Trump.

Presidenti amerikan foli pas një jave të turbullt për tregjet, gjatë të cilës administrata e tij tërhoqi disa ngag tarifat më agresive të saj.

Tregjet globale shënuan rritje të hënën, pasi Trump përkohësisht anuloi disa tarifa dhe tensioni i brendshëm në tregun amerikan të letrave me vlerë u lehtësua.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026