Kosova pa qeveri, gazetari tregon skenaret e zgjidhjes politike
Kuvendi i Kosovës i mbajtur këtë të martë ka dështuar të konstatojë legjislaturën e nëntë në seancën e së martës. Që në fillim të saj munguan votat e nevojshme për raportin që i hapte rrugë betimit të deputetëve.
Gazetarti Kosovë Gjoci në një lidhje direkte për “Noë me Erla Mëhillin” ka treguar skenarët e mundshëm që mund të ndodhin në Kosovë për krijimin e qeverisë së re.
“Nisur nga ajo që e parashikon Kushtetuta, në rast se partia që ka fituar zgjedhjet nuk arrin ta bëjë shumicën për të krijuar qeverinë brenda 15 ditëve, pasi të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit, që në këtë rast i bie ta bëj zoti Kurti dhe Vetëvendosja, nëse nuk e arrin e ka të drejtën për të formuar qeverinë e re kujtdo që arrin të krijojë shumicën e të ketë 61 vota për të votuar kabinetin qeveritar.
Në këtë rast duke pasur parasysh rradhën dhe deklaratën e Memli Krasniqit nga PDK-ja, kjo parti është e gatshme që nëse Vetëvendosja nuk arrin të krijojë qeverinë, ata janë të gatshëm të marrin në dorë situatën e me partitë e tjera veç Listës Serbe, të krijojë një shumicë parlamentar”.
I pyetur për hapin e rradhës, Gjoci u përgjigj:
“Janë dy mundësi zoti Kurti ose duhet të përmbush kërkesat e opozitës duke dhënë dorëheqje tamam. Sepse ai vazhdon ta kryejë funksionin e kryeministrit edhe sot. Problemi është se ka të drejtë edhe Lëvizja Vetëvendosje, që nuk mund të lihet vendi pa qeveri, sepse kështu e parashikon edhe kushtetuta. Ose zoti Kurti duhet të arrijë 61 votat”,-tha ai.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër. Votën kundër ata e mbështetën në pretendimin se Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij duhet të japin dorëheqje nga ekzekutivi. Lëvizja Vetëvendosje e akuzoi opozitën se u bë bashkë me Listën Serbe në mënyrë që të dështonte konstituimi i Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq