Meloni viziton Shtëpinë e Bardhë, pritet të takohet me Presidentin Trump
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të takohet këtë të enjte me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në një përpjekje për të lehtësuar tensionet mbi tarifat amerikane ndaj mallrave evropiane dhe për të pozicionuar veten si një urë lidhëse midis Uashingtonit dhe Brukselit.
Meloni është duke manovruar në një terren të vështirë, duke balancuar afinitetin e saj ideologjik me presidentin amerikan dhe lidhjet e saj me aleatët evropianë, të cilët kanë kritikuar ashpër rritjen e tarifave nga Trump dhe vendimin e tij për të përjashtuar Bashkimin Evropian nga bisedimet me Rusinë për të mbyllur luftën në Ukrainë.
Pavarësisht presionit ër të mbrojtur ekonominë e Italisë, Meloni do të kërkojë të mbrojë interesat e Italisë dhe të gjithë bllokut të BE-së. Ministrat e qeverisë franceze kanë paralajmëruar se Meloni mund të minojë unitetin e BE-së duke udhëtuar e vetme në Uashington, por Komisioni Evropian ka mirëpritur udhëtimin e saj, duke theksuar se ajo ka mundësinë për të shërbyer si një ndërmjetësues i mundshëm për të krijuar një mjedis për një marrëveshje tregtare mes dy palëve.
Vendimi i papritur i Trump javën e kaluar për të pezulluar shumicën e tarifave globale për 90 ditë ka lehtësuar pjesërisht presionin ndaj Melonit, pasi kjo do t’i mundësojë asaj të fokusohet në krijimin e kushteve të favorshme për një marrëveshje në vend të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të menjëhershme.
Lorenzo Castellani, analist politik në Universitetin Luiss në Romë, tha se “Meloni tani po udhëton jo si një përfaqësuese e një konflikti të hapur me BE-në, por si një ndërmjetëse de fakto.” Kjo mund të jetë një mundësi për të forcuar pozitat e Italisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërkohë që ruan unitetin e BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta