Putin: Marrëdhëniet e gjata Rusi-Palestinë ndihmojnë në lirimin e rusëve në Gaza
Kthimi i rusëve nga robëria në Gaza ka qenë i mundur falë marrëdhënieve të gjata të Rusisë me popullin palestinez, tha presidenti rus Vladimir Putin në një takim me Alexander Trufanov, i cili u lirua nga Gaza në shkurt.
“Fakti që ju u rikthye në liri është rezultat i marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjatë të Rusisë me popullin palestinez, përfaqësuesit e tij dhe organizata të ndryshme”, tha Putin. “Unë mendoj se ne duhet të shprehim mirënjohjen tonë për udhëheqjen, krahun politik të Hamasit që pranoi të na takojë në gjysmë të rrugës dhe të kryejë këtë akt, një akt humanitar për t’ju liruar”, shtoi ai.
“Sigurisht, ne do të bëjmë gjithçka që akte të tilla të kryhen sa më shpesh që të jetë e mundur dhe të gjithë njerëzit që janë ende në ato kushte, në të cilat keni kaluar kaq shumë kohë, të lirohen edhe ata”, theksoi presidenti rus.
“Faleminderit Zotit që jeni shëndoshë e mirë dhe këtu. Tani për tani, nuk do të jap asnjë vlerësim politik për zhvillimet aktuale. Por gjithçka që ju ka ndodhur është një tragjedi,” shtoi ai, duke iu drejtuar Trufanovit dhe familjarëve të tij.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta