“Droga përfundon në oborrin e vjehrrit”, sekuestrohen 34 kg kanabis në Lezhë

17 Prill 2025 | 11:54

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Vakumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ku u arrestua një 21-vjeçar, një tjetër u shpall në kërkim, dhe një shtetas i tretë u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e presuar dhe e paketuar në qese vakumi, ndërsa pjesa tjetër e grirë, gati për shitje në doza.

Operacioni u zhvillua pas lokalizimit të dy automjeteve me të cilat po qarkullonin të dyshuarit, në zonën e fshatit Balldre.

Pas një ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, njëri prej tyre, D. N., u ndalua në momentin kur po fuste automjetin në oborrin e banesës së vjehrrit të bashkëpunëtorit të tij, në tentativë për të fshehur drogën. M. N., 36 vjeç, bashkëpunëtori dhe dhëndri i pronarit të banesës, përfitoi nga errësira dhe u largua në këmbë, duke u shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe sekuestrua edhe një pajisje për paketimin e drogës, ndërsa nga hetimet dyshohet se lënda narkotike do të shitej në qytet, si në sasi ashtu edhe në doza të vogla.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “Vakumi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje në sasi dhe e grirë, e gatshme për shitje në doza, 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike dhe 2 automjete.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas disa javësh hetime, bazuar në informacione policore të administruara, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vakumi”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. N., 21 vjeç, banues në Lezhë, u shpall në kërkim shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, në rrugën e fshatit Balldre, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 2 automjete me të cilat qarkullonin shtetasit D. N. dhe M. N. Nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit D. N., i cili ka tentuar ta fshehë lëndën narkotike në banesën e shtetasit N. B., pasi ka futur automjetin në oborrin e banesës së këtij shtetasi. Shtetasi M. N. (dhëndri i shtetasit N. B.) duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet. Vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Policia ka sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e presuar në qese vakumi gati për shitje, ndërsa pjesa tjetër do të përpunohej për ta shitur në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. B. (vjehrri i shtetasit të shpallur në kërkim), u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin dhe e shisnin në sasi, si dhe në doza, në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026