U rrëmbye nga 3 persona në Lezhë, lihet i lirë 35-vjeçari. Identifikohen autorët

3 Prill 2025 | 16:14

35-vjeçari Dod Gjoka i cili u mor peng pak minuta më parë nga tre persona është lënë i lirë. Ai tashmë ndodhet në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth  orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, gjatë një konflikti fizik, tre persona kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë në automjet, shtetasin Dod Gjoka rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.

Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.

Autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin Dod Gjokai cili aktualisht po merr ndihmë mjekësorë në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, policia po vijojn kontrollet për kapjen e autorëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026