Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur shenja jete në një planet tjetër

17 Prill 2025 | 18:48

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zbuluar prova të reja që mund të tregojnë praninë e jetës në një planet të largët jashtë sistemit tonë diellor.

Bëhet fjalë për K2-18b, një planet që ndodhet rreth 120 vite dritë larg Tokës dhe është rreth dy herë e gjysmë më i madh se planeti ynë.

Sipas një studimi të fundit nga një ekip shkencor i Universitetit të Cambridge, në atmosferën e K2-18b janë zbuluar molekula që në Tokë prodhohen nga organizma të gjallë, si sulfiti i dimetilit dhe disulfiti i dimetilit.

Këto substanca kimike, në planetin tonë, prodhohen kryesisht nga fitoplanktoni dhe bakteret.

Zbulimi është bërë përmes teleskopit të fuqishëm hapësinor James Webb, i cili analizoi dritën që kalon përmes atmosferës së planetit ndërsa ai kalonte përpara yllit të tij. Kjo është hera e dytë, por më bindëse, që sinjale të tilla dallohen nga një teleskop.

“Kjo është prova më e fortë që atje mund të ketë jetë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, brenda 1-2 viteve mund të kemi konfirmim përfundimtar ” u shpreh drejtuesi i studimit.

K2-18b rrotullohet rreth një ylli të ftohtë të kuq dhe ndodhet në një zonë të banueshme, ku mund të ekzistojë ujë në formë të lëngshme, një element kyç për jetën.

Nëse këto sinjale konfirmohen si të ardhura nga organizma të gjallë, atëherë jeta mund të mos jetë një fenomen i rrallë në galaktikë, por diçka shumë më e zakonshme sesa kemi menduar deri tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026