“Duhet të përfundosh si Ilaria Sula”- Skandal në Itali, trajneri kërcënon gjyqtaren
Një incident i rëndë ka ndodhur në Itali gjatë një ndeshjeje futbolli për moshat nën 17 vjeç mes ekipeve Sporting Terni dhe Sangemini Sport, ku trajneri i skuadrës vendase dyshohet se ka kërcënuar gjyqtaren e takimit.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, incidenti ndodhi gjatë pushimit mes pjesës së parë dhe të dytë, kur trajneri i Sporting Terni hyri në dhomat e zhveshjes dhe iu drejtua gjyqtares me tone agresive, duke i thënë: “Duhet të përfundoni si Ilaria Sula. Duhet të ishe vrarë kur ishe i vogël. Në momente të tilla duhet të nxirret thika.”
Menjëherë pas ngjarjes, Liga Kombëtare e Amatorëve në Itali reagoi me një vendim të prerë, duke përjashtuar trajnerin nga çdo aktivitet sportiv për një periudhë prej tre vite e gjysmë.
Incidenti ndodhi vetëm pak javë pas vrasjes së Ilaria Sulës, 23-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila u ekzekutua më 26 mars nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson, shtetas me prejardhje filipinase.
Autori e futi trupin e viktimës në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore pranë Romës, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh. Samson u arrestua menjëherë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Deklaratat e trajnerit janë dënuar ashpër nga opinioni publik dhe autoritetet sportive në Itali, ndërsa ngjarja ka rihapur debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj grave në shoqëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre