Starmer dhe Trump në bisedime për tregtinë pas vendosjes së tarifave amerikane

18 Prill 2025 | 21:16

Në një bisedë të parë telefonike që prej vendimit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj mallrave britanike, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, dhe Trump kanë diskutuar zhvillimin e bisedimeve tregtare që janë përshkruar si “të vazhdueshme dhe produktive”, sipas një deklarate nga Downing Street.

Sipas zëdhënësit të kryeministrit, Starmer theksoi rëndësinë e “tregtisë së lirë dhe të hapur”, duke vënë theksin edhe te mbrojtja e interesit kombëtar. Dy liderët diskutuan gjithashtu mbi situatat ndërkombëtare në Ukrainë, Iran dhe aksionet e fundit të ndërmarra ndaj grupit Houthi në Jemen. Kryeministri britanik po përpiqet të arrijë një marrëveshje tregtare me SHBA-në, pas vendimit të Trump për të vendosur tarifa prej 10% për mallrat britanike dhe tarifa më të larta, deri në 25%, për importet e makinave, çelikut dhe aluminit nga Mbretëria e Bashkuar.

Shtëpia e Bardhë e konfirmoi gjithashtu se “ka një shans të mirë” për arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, sipas zëvendëspresidentit amerikan JD Vance.

Vendimi për vendosjen e tarifave ka shkaktuar luhatje në tregjet ndërkombëtare të aksioneve. Megjithëse tregjet kanë filluar të rikuperohen pjesërisht pas njoftimeve për shtyrje dhe përjashtime të disa tarifave, indeksët kryesorë si S&P 500, FTSE 100, DAX dhe CAC 40 mbeten ende më të ulëta krahasuar me nivelet e tyre përpara 2 prillit.

Aktualisht, politika tarifore amerikane përfshin një tarifë “bazë” prej 10% për importet nga MB, Franca dhe partnerë të tjerë tradicionalë, ndërsa tarifat ndaj Kinës mbeten më të larta dhe më të ashpra.

Organizata Botërore e Tregtisë ka paralajmëruar për tkurrje të tregtisë globale për shkak të këtyre tarifave, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike në nivel global.

Në përpjekje për të shmangur ndikimin ekonomik, Mbretëria e Bashkuar po synon të arrijë një marrëveshje ekonomike me SHBA-në, ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe Kanadaja i janë përgjigjur me kundërmasa tarifore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026