Rama në Maliq: Kemi transformuar këtë qytet, votoni integrimin e Shqipërisë në BE

19 Prill 2025 | 12:04

Kryeministri Edi Rama ka zhvillur një takim me qytetarët e Maliqit në Korçë. Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm, duke u bërë një model i zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.

Rama tha se angazhimi i qeverisë ka qenë për të kthyer mbështetjen e qytetarëve në vepra konkrete, si ndërtimi i infrastrukturës moderne, krijimi i mundësive për punësim, dhe përmirësimi i kushteve të jetesës.

“Maliqi ka një energji të madhe e Maliqi mbetet bastion i palëkundur i PS-së. Ne jemi përpjekur që mbështetjen tuaj ta kthejmë në punë  për ju, vepra të reja për ju, rrugë të reja për zhvillim, punësim e mirëqenie. Kemi gjetur mbështetje të madhe te kryetari juaj. Kjo bashki është transformuar totalisht. Keni edhe Pallatin e Kulturës të Rilindur në Maliq”, tha ai.

Gjatë takimit, kryeministri bëri thirrje për mbështetje masive në zgjedhjet e 11 majit, duke iu kërkuar qytetarëve të votojnë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Më 11 maj, votoni për të ardhmen europiane të Shqipërisë. T’i japim mesazh Europës, se shqiptarët e duan BE-në. Ne kemi bërë dhe po bëjmë detyrat që na takojnë në rrugën drejt BE-së”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026