Ekuadori në gatishmëri maksimale për shkak të kërcënimeve ndaj presidentit Noboa
Qeveria e Ekuadorit ka njoftuar se vendi është në “gatishmëri maksimale” pasi forcat e armatosura paralajmëruan për sulme të mundshme terroriste kundër presidentit të vendit, Daniel Noboa, dhe anëtarëve të kabinetit të tij.
Sipas raportit të Forcave të Armatosura, ekziston dyshimi se organizata kriminale, me ndihmën e mercenarëve të ardhur nga Meksika dhe vende të tjera, kanë planifikuar vrasjen e Nobo-s dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, raporton EFE.
Gjithashtu u paralajmërua për sulme të mundshme në ura, banka dhe institucione shtetërore, si dhe organizimin e protestave të dhunshme. Qeveria njoftoi se të gjitha protokollet e sigurisë janë aktivizuar dhe se forcat e armatosura, policia dhe shërbimet e inteligjencës po punojnë së bashku për të neutralizuar kërcënimet.
“Këto veprime synojnë të destabilizojnë qeverinë dhe të minojnë demokracinë”, njoftoi qeveria, me akuzat se grupet kriminale janë të lidhura me kundërshtarët politikë të mundur në zgjedhjet e fundit.
Presidenti Noboa, i cili aktualisht ndodhet në Florida për arsye personale, pritet të kthehet në Ekuador javën e ardhshme.
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)