Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, gjendet i djegur motori i përdorur nga autorët

19 Prill 2025 | 17:03

Policia e Tiranës ka gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit me 4 të plagosur të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet.

Përmes një njoftimi policia bën me dije motori është gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet.

“Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje”, bën me dije policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës në kryeqytet, ku katër persona u qëlluan me armë zjarri, mes tyre edhe dy të mitur, teksa udhëtonin në një automjet në unazën e madhe.

Shënjestër e atentatorëve, të cilët mendohet se ishin 2 persona me motor ka qenë një automjet G-Class Mercedes Benz, ku po udhëtonin 4 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Të plagosur janë A.S, 34 vjeç, K.M, 19 vjeç, dhe dy të mitur, D.D., 11 vjeç dhe M.D., 17 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026