VIDEO| Shefat e Rrugores në Policinë e Tiranës pas komunikimit të urdhër-arrestit
Ky është momenti kur shefi i qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka dhe ai i sektorit të aksidenteve Sokol Novaku, kanë mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës pas komunikimit të urdhër-arrestit.
SPAK lëshoi sot urdhër-arrest për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka, Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore.
Mësohet se tre zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës, dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni, se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë shkuar të ekzekutojnë urdhrin e arrestit për Roven Zekën.
Ky i fundit nuk ka pranuar një vendim të tillë dhe ka tentuar të arratiset me vrap. Në këtë moment, Zeka është ndaluar nga agjentët e AMP.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut