Të paktën 5 të vdekur pas shembjes së një ndërtese 3-katëshe në periferi të Lagos

21 Prill 2025 | 07:56

Të paktën pesë persona vdiqën dhe 15 u shpëtuan pasi një ndërtesë trekatëshe u shemb në shtetin jugperëndimor të Nigerisë, Lagos, tha sot Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (NEMA).

Një ndërtesë trekatëshe u shemb mëngjesin e së shtunës në një periferi të Lagos, raportoi portali nigerian “Premium Times”.

Ndërtesa, ku ndodhej restoranti i njohur Equal Right, u shemb rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale, duke bllokuar disa banorë dhe kalimtarë.

Dëshmitarët okularë thanë se në momentin e ngjarjes, ndërtimi i objektit ishte duke u zhvilluar.

Ekipet e reagimit emergjent nga NEMA, Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të Lagos (LASEMA) dhe agjenci të tjera janë në vendngjarje.

LASEMA bëri të ditur se shkak i aksidentit me shumë gjasa ka qenë renovimi i objektit pa leje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026