Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika në Kosovë, kanë prirje ekstremiste

21 Prill 2025 | 14:45

Policia dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, pas një aksioni të madh policor në Kaçanik për arrestimin e shtatë personave të dyshuar për vrasjen e policit Muhamed Lika, kanë dhënë detaje në konferencë për media.

Drejtori i  përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deklaroi se disa nga të dyshuarit dyshohet kanë të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar më parë për raste të ndryshme, përfshirë edhe ato me prirje ekstremiste.

Megjithatë, sipas tij, ende është herët për të folur me siguri për ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me terrorizmin, pasi hetimet janë në vazhdim dhe do të shtrihen edhe më tej.

“Ne kemi arritur të sigurojmë prova dëshmi, të cilat i lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë, mbetet të shihet backgroundi i tyre, disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale kanë qenë të arrestuar rreth rasteve të më hershëm me prirje ekstremiste, por për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet do të vazhdojnë tutje për të vërtetuar këtë punë, janë persona të dyshimtë të rrezikshëm të cilët, ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje dhe kanë planifikuar dhe bashkëekzekutua”, theksoi ai, raporton Kosova Press

Ndërsa i pyetur se a ka qenë në detyrë rreth këtyre ngjarjeve, Hoxha tha se rreshteri ka qenë në detyrë në “mbështetje të hetimeve të policisë me qëllim të ndriçimit të rasteve të më hershme”, dhe se kanë qenë të arrestuar në lidhje me pamfletin dhe djegien e gjykatës në Kaçanik.

Rreshteri jonë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe ka punuar në mbështetje të hetimeve të policisë me qëllim të ndriçimit të rasteve të më hershme. Këta janë persona të dyshimtë që kanë qenë disa prej tyre kanë qenë të arrestuar te rastet e më hershme në lidhje me pamfletin dhe djegien e gjykatës në Kaçanik”, tha ai.

Ndërsa, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka thënë se janë arrestuar shtatë persona dhe vrasja e rreshterit Muhamed Lika nga hetimet e para dyshohet se ndërlidhen me punën e tij si zyrtar policor.

Më vonë, Prokuoria në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur, për shkak të dyshimit të veprës penale Vrasja e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, reth ores 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri ne bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesen e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimesi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku, pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026