Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Europë, bien shitjet në 2025-ën
Numri i makinave të regjistruara në Europë në dy muajt e parë të vitit ra me 3%. Tregjet e mëdha si Gjermania, Italia e Franca regjistruan rënie, ndërsa Spanja si pjesë e Bllokut Europian njohu rritje rreth 8%.
Në raportin që publikon Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve, në muajt janar-shkurt u regjistruan 1.68 mln makina private, nga 1.74 mln në vitin 2024.
Rënia shihet edhe në fabrikat e prodhimit, ku grupe gjigante që përfshijnë marka të mëdha të tilla si Volksvagen, Stelantis, Mercedes Benz, Tojota apo dhe Tesla, kanë nxjerrë mijëra njësi më pak se vitin e kaluar.
Konkurrenca dhe prirja për të shkuar tek makinat elektrike ka ndikuar në këto linja prodhimi, dhe kjo shihet edhe në statistikat e përgjitshme, ku makinat me naftë e benzinë po zënë më gjithnjë e më pak vend në rrugët e Europës.
Ndërkohë, në Shqipëri nuk ka ende të dhëna nga Drejtoria e Transporteve për importin e mjeteve këtë vit, por me ecurinë e vitit 2024, këtu regjistrohen rreth 8000 makinë çdo muaj, nga të cilat, ku vazhdojnë të dominojnë makinat me lëndë djegëse.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh