“Vendet e BE-së të marrin një vendim unanim”, pedagogu Hoxhaj komenton procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

5 Maj 2021 | 09:42

Pedagogu në Universitetin Warwick në Britani, Andi Hoxhaj tha për Euronews Albania se kushtet kryesore nga Bashkimi Europian, siç ka qenë kalimi i reformës në drejtësi dhe deri diku zbatimi i saj, janë përmbushur nga Shqipëria e cila synon anëtarësimin në BE.

“Ngelet për t’u parë nëse do të bien dakord vendet anëtare të Bashkimit Europian në qershor, për ta hapur ose jo por Shqipëria do të ketë një trajtim pak ndryshe së bashku me Maqedoninë e Veriut duke qenë se ne kemi një metodologji tjetër dhe kjo do jetë ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor,” – u shpreh Hoxhaj.

Plotësimi i kushteve nga Ballkani Perëndimor, sipas pedagogut duhet të jetë i referuar dhe te një komunikim më i mirë, në mënyrë që të shmanget sa më shumë dhe mungesa e dakordësisë mes Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE-së, teksa theksoi se duhet të ketë një vendim unanim nga këto vende.

Ndërkaq, sa i takon procesit zgjedhor Hoxhaj pohoi se për aq kohë sa nuk pati një konstatim të menjëhershëm dhe u pranua nga një pjesë e mirë e institucioneve të BE-së, kjo mund të përkthehet si një formë kënaqësie, por ngelet për t’u parë raporti final i bërë nga ODIHR.

“Ky proces nuk mund të shtyhet më përtej këtij viti sepse Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut kanë mbi dy vite gati, që i kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave,” – tha pedagogu Hoxhaj, ndërkohë që shtoi se nuk besonte të kishte një ndryshim të madh të politikës së jashtme dhe qasjes së saj ndaj Ballkanit Perëndimor.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026