Kosovë| Një muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e policit Lika
Gjykata Themelore e Ferizajt e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për të caktuar një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit e arrestuar një ditë më parë në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Të dyshuarit, të cilët u identifikuan nga prokuroria vetëm me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., vijnë nga Kaçaniku në jug të Kosovës. Ata akuzohen për vrasje të rëndë.
Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.
Në vendimin e Gjykatës Themelore thuhet se ekziston dyshim i bazuar se “të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë”.
Menjëherë pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore të Ferizajt për caktimin e masës, dy nga avokatët e të dyshuarve, thanë se klientët e tyre – R.M. dhe D.G. – mohojnë të kenë qenë të përfshirë në këtë vrasje.
Avokati i R.M., Musa Konxheli, tha se “ne konsiderojmë se s’ka këtu ndonjë grup apo organizim për këtë vrasje”. Konxheli tha se, gjatë kohës së vrasjes, klienti i tij ka qenë me të fejuarën e vet.
Avokatja e D.G., Fehmije Gashi-Bytyqi, tha se klienti i saj akuzohet se ka strehuar në shtëpinë e tij vrasësin e dyshuar të policit Lika, por shtoi se ai pretendon që nuk ka qenë në dijeni për krimin dhe vetëm më vonë e ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur.
Para se të publikohej vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Konxheli bëri të ditur se ai kishte kërkuar masën e arrestit shtëpiak për klientin e tij.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus