“Mesazh për Rusinë dhe Serbinë”, Artur Muçollari komenton stërvitjen Defender Europe 21
Ish-zv.komandant i Forcës Detare, Artur Meçollari tha për Euronews Albania se “Defender Europe 21” nuk është një stërvitje rutinë por një stërvitje që mund të planifikohet në kohë afatgjatë.
“Stërvitja ka karakter kontinental dhe një mesazh të qartë ndaj kërcënimit të mundshëm të aleancës. Mesazhi kryesor i jepet Rusisë. Ky është një demonstrim force i aleancës. Kuptohet që Ballkani ka marrë fokusin e pjesës më të madhe të stërvitjes edhe për shkak të situatës që kemi në Ballkan ku ka një lloj destabiliteti nga pikëpamja politike dhe një tentativë të Rusisë për të hyrë në këtë rajon,” – u shpreh Meçollari, ku solli në vëmendje Serbinë, shtetin që ka aleancë politike dhe ushtarake me Rusinë.
“Pra, stërvitja është dhe një mesazh ndaj Serbisë. Serbia duhet që të gjejë pozicionin e saj në lidhje me aleancën,” – shtoi ai.
Teksa sqaroi se stërvitja e nisur dje ka rreth dy vjet që planifikohet, shtoi gjithashtu se përbën një element të rëndësishëm në konceptin strategjik të NATO-s, për reagimin ndaj krizave të mundshme.
Meçollari tha se në rast të një krize në Detin e Zi, rruga më e sigurt për transportin e trupave është nëpërmjet Shqipërisë, gjë që sipas tij nënkupton se vendi ynë duhet të ketë kapacitete zbarkimi të mjaftueshme për aleancën.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në