Osmani: Çdo marrëveshje paqeje s’duhet të inkurajojë ambiciet imperialiste të Rusisë

23 Prill 2025 | 14:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, theksoi rëndësinë që çdo marrëveshje e ardhshme paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë të mos e inkurajojë Moskën që të “ndjekë më tej ambiciet e saj imperialiste dhe territoriale ndaj vendeve të tjera”.

“Dhe, nuk po flas vetëm për këtë pjesë të Evropës — po flas edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse ka pasur gjithmonë një qëllim tradicional dhe historik të Rusisë për të krijuar një efekt zinxhir”, tha Osmani të mërkurën, gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në Helsinki.

Osmani deklaroi se nëse i bëhen lëshime Rusisë, vetëm sepse është më e madhe dhe ka më shumë armë, “kjo është e rrezikshme për pjesën tjetër të botës dhe jo vetëm për kontinentin evropian”.

Ajo tha se beson se është shumë e rëndësishme që presidenti amerikan, Donald Trump, po i kushton vëmendje vuajtjes njerëzore.

“Kur kemi një qasje të përqendruar te njeriu, atëherë paqja është e mundur”, u shpreh Osmani.

Presidentja e Kosovës argumentoi se objektivi i Kremlinit shkon përtej pushtimit territorial, duke synuar të minojë unitetin evropian dhe të diskreditojë sistemet me vlera të Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

“Sepse, përtej territoreve, ajo që dëshiron [presidenti rus, Vladimir] Putin është një Evropë e paqëndrueshme. Ajo që dëshiron Putin është të japë mesazhin se sistemet me vlera që përfaqësojnë Bashkimi Evropian dhe NATO janë një dështim. Nuk duhet t’i japim këtë argument, sepse Kosova është një dëshmi e suksesit të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe partneritetit transatlantik”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026