Arrestohet një person, dyshohet se ishte pjesë e një grupi që falsifikonte dokumente
Një person është arrestuar më 23 prill dhe është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi që falsifikonte dokumente.
“SH.E, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është dërguar në mbajtje për 48 orë”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia tha se muaj më parë kishte kryer një operacion ndaj grupit, kur kishte zbuluar dhe sekuestruar një sasi të madhe të dokumenteve të zbrazëta (blanko) të shteteve të ndryshme dhe pajisjeve që shërbejnë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Në janar, sipas njoftimit, ishte ndaluar një makinë me targa vendore, që drejtohej nga i dyshuari F.K, dhe gjatë kontrollit atij i ishte zbuluar një sasi e madhe e dokumenteve të zbrazëta.
“Pas hetimeve të mëtejme, në të njëjtën ditë, në një shtëpi të dyshuar në lagjen Veternik të Prishtinës është zbuluar një laborator i pajisur me makina të ndryshme laserike, printerë dhe pajisje të tjera që përdoren për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si dhe dokumente blanko me kopertina të shteteve të ndryshme të Evropës dhe botës”, tha Policia.
Hetimet për këtë rast, Policia e Kosovës i ka vazhduar në koordinim me partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë EUROPOL-in, që kanë rezultuar edhe me arrestimin e kryer më 23 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta