Në përpjekje për paqe, Presidenti ukrainas Zelensky viziton Afrikën e Jugut

24 Prill 2025 | 09:37

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti të enjten në Afrikën e Jugut për bisedime me Presidentin Cyril Ramaphosa mbi bashkëpunimin dypalësh dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Zelenskiy është përpjekur të ofrojë mbështetjen ndërkombëtare për përpjekjet luftarake të Kievit, mes presionit në rritje nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili tha javën e kaluar se Uashingtoni mund të largohej nëse nuk do të kishte përparim të qartë në një marrëveshje paqeje së shpejti.

Duke komentuar vizitën, Zelenskiy postoi në X se do të takonte Ramaphosa-n si dhe përfaqësues të tjerë politikë dhe civilë. “Është thelbësore për të sjellë një paqe të drejtë më afër,” shtoi ai.

Afrika e Jugut, e cila mban marrëdhënie të mira me Rusinë, ka mbetur neutrale në konfliktin që filloi në 2022.

“Vizita i ofron Afrikës së Jugut dhe Ukrainës një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe… Ajo gjithashtu do të eksplorojë fushat e bashkëpunimit me objektivin për të mbështetur përpjekjet për të sjellë paqe të qëndrueshme,” tha zyra e Ramaphosa në një deklaratë.

Zelenskiy tha një ditë më pare se duhej të kishte një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar me Moskën duke përsëritur se Ukraina nuk përjashtoi asnjë format bisedimesh që mund të çonte në një armëpushim.

Vizita e Zelenskiy është e para e një kreu shteti ukrainas në Afrikën e Jugut. Ramaphosa dhe Zelenskiy janë takuar disa herë, përfshirë në Kiev në vitin 2023, si pjesë e një përpjekjeje ndërmjetësimi nga udhëheqësit afrikanë, të cilat nuk arritën rezultate të dukshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026